×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre muajt e pandemisë, Pacolli thotë se kompanisë së tij i kushtuan mbi 200 milionë Euro humbje

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 20:40

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka rrëfyer edhe për pasurinë e tij multimilionëshe.


    Pacolli ka thënë se vetëm gjatë tre muajve të pandemisë COVID-19, kompanisë së tij i kushtojnë diku mbi 200 milionë euro humbje dhe kjo humbje përballohet ende.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/718369522314026/

    Tutje ai ka folur edhe për zemërgjerësinë e tij dhe e ka cilësuar vetën si person shumë emocional e ndoshta edhe naiv.

    “Unë jam njeri shumë emocional dhe nganjëherë ndoshta edhe naiv, për arsye se unë e respektoj njeriun, besoj njeriun, jam I lehtë që të mashtrohem por atë që e kam mësuar nga momenti që jam në politikë është që rrallë herë mashtrohem për herën e dytë.”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!