×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitiv për coronavirus

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 8:18

    Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.


    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

    Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.

    “Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.

    Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për  coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!