×
  • Lajme
  • Lajme / Shpërthim në një lokal

    Tre persona dyshohet se u helmuan me amoniak në Podujevë, drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e tyre

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 11:37

    Tre persona dyshohet se kanë mbetur të helmuar si pasojë e një shpërthimi në një lokal të Podujevës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, për Reporteri.net, tha se mbrëmë kanë trajtuar tre persona që dyshohet se janë helmuar nga amoniaku, pas një shpërthimi në një lokal, përderisa gjendja e tyre ishte stabile.

    Megjithatë, Syla tha se aktualisht nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi të njëjtit tashmë janë në trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.

    “Aktualisht nuk di se është gjendja e tyre sepse nuk janë më në QE. Por, mbrëmë i kemi trajtuar tre persona të intoksikuar me amoniak. Pas tretmanit tek ne, i kemi transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për vazhdim të tretmanit të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Sylës.

    Lidhur me rastin, gazeta online Reporteri.net, ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri më tani s’ka ndonjë përgjigje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!