×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona janë lënduar në një aksident ku janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 16:15

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Reporteri se në këtë aksident janë përfshirë dz kamion dhe një veturë.

    “Rreth orës  15:00 ka ndodhur aksident trafiku  në  rrugën Prishtinë – Ferizaj, (Veterrnik). Në aksident janë përfshirë tri automjete, dy kamionë dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas saj me rastin është duke u marrë njësiti I Trafikut I Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!