×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona lëndohen në një aksident në Dollc të Klinës

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 14:42

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në mes një veture dhe një kamioni në Dollc të Klinës.


    Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata të veturave.

    Nga policia e Kosovës kanë thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë  tre persona kanë pësuar lëndime.

    Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!