×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Tre persona raportohen të zhdukur, policia nis hetimet

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 10:11

    Tre persona janë raportuar të zhdukur.

    Në Ferizaj dy gra janë larguar nga shtëpia më 20 dhjetor dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tyre.

    “PERSON I ZHDUKUR- Ferizaj / 20.12.2024-15:30. Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore.”

    Ndërsa në Suharekë një burrë është larguar nga shtëpia më 23 dhjetor dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

    “PERSON I ZHDUKUR- Suharekë / 23.12.2024-18:20. Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!