×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona të lënduar në një vetëaksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 16:54

    Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 12:15 në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel të Skenderajt.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Sipas tij, si pasojë e vetë-aksidentit ka ardhur nga humbja e kontrollit të shoferit të automjetit i cili ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

    “Një vetë-aksident ka ndodhur sot, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur. Tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!