×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 19:43

    Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes tri veturave në Prishtinë.


    Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën ‘Enver Maloku’.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!