×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Tre shqiptarë vdesin në një aksident trafiku në Koblenz të Gjermanisë

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 19:27

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë mbetur të vdekur tre shqiptarë në një aksident trafiku.

    Ministria njofton se aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.

    ”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale”.

    “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit”.

    “Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës”.

    “Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!