×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Tre të arrestuar nën dyshimin për kurdisje të ndeshjeve basketbollistike

    Reporteri
    30 Qershor 2023 | 15:13

    Policia e Kosovës njofton se në dy operacione të ndara në tri rajone: Prishtinë, Prizren dhe Pejë, janë arrestuar tre persona, nën dyshimin për kurdisje të ndeshjeve.

    Në njoftimin e Policisë, thuhet se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, lidhur me rastin ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), duke thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit.

    “Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë opinionin sportdashës se, është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit lidhur me arrestimet e fundit, të raportuara në media. Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA”, thuhet në njoftim.

    FBK mirëpret vendimet e organeve të rendit dhe shpreson se do të dalin para drejtësisë personat e përfshirë në fenomene negative në sport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!