Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 23 persona me COVID-19, ndërsa prej tyre tre janë në gjendje kritike.
“Nga 23 raste të infektuar me Covid-19, 15 raste janë në gjendje stabile. 5 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 14 raste”, ka njoftuar Dr. Sadije Namani, shefe e repartit në Klinikën Infektive në QKUK.
Në Kosovë janë regjistruar 1269 persona me COVID-19, ndërsa prej tyre kanë përfunduar 31 me fatalitet. Janë shëruar 912 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.