Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, joserioze, si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të premten mbrëma në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në vendin e njohur si “Fusha e Pajtimit”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, në të cilin të përfshira janë dy vetura të udhëtarëve.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Kanun Veseli nga Zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet relevante të policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.