×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, veturat përfunduan në greminë

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 15:13

    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan mesditën e së dielës – si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Ai ka thënë se të lënduarit janë duke u trajtuar në Gjilan.

    “Me datën 14.06.2020 rreth orës 12:30 në rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshati Llabjan, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka thënë Hashani për Telegrafin.

    “Tre persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëheq hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti” deklaroi Hashani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!