×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të lënduar nga aksidenti në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 20:13

    Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për Gazetën Online “Reporteri.net”, duke bërë të ditur që në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.

    Ai ka njoftuar se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin.”, tha Krasniqi për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!