Janë lënduar tre persona si pasojë i një aksidenti ku janë përfshirë katër vetura në Fushë-Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kështu bëri të ditur për Reporteri.net, Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tashmë po merret me rastin njësiti I trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.