×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të lënduar nga tri vetura të përplasura te Kroi i Mbretit

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 16:21

    Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë.


    Policia e Kosovës ka thënë  se te vendi i quajtur Kroi i Mbretit janë përplasur tri vetura, e të lënduar kanë mbetur tre persona.

    “Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Express dy makinat të cilat janë përplasur kanë pësuar dëme të mëdha materiale, derisa njëra nga to shihet e rrotulluar në mes të rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!