Një vajzë nga Gjilani dyshohet të jetë dhunuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona në njërin prej moteleve të qytetit në fjalë.
Rasti është konfirmuar për mediat tona nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini, deklaroi se për rastin në fjalë u arrestuan të tre të dyshuarit.
Dy nga të arrestuarit i takojnë moshës 19 vjeçare e tjetri është veç 17 vjeçar. Ata janë nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Drenasit.
ju njoftojmë se për këtë rast më 22 Tetor 2020, janë ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’. Ndaj të dyshuarve A.SH. (2001), Q.P. (2001) dhe E.C. (2003) prokurori i rastit, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në një motel në Gjilan, të njëjtit e kanë detyruar të dëmtuarën e mitur, të moshës 15 vjeçare, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit.
Ndryshe, dhunimi dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 227 të Kodit Penal, dënimi për këtë vepër sillet prej dy deri në dhjetë vjet burgim.
“Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.