×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 15:19

    IKSHPK ka publikuar bilancin e 24-orëve të fundit për Covid-19.


    Gjatë 24 orëve janë shënuar 70 raste të reja teksa janë shëruar edhe 122 të tjerë.

    Tre persona ka vdekur gjatë 24-orëve.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705”, thuhet në raportin e IKSHPK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!