×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1,523 numri total i vdekjeve

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 15:07

    Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.


    IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga Gjakova (84 vjeç), Prishtina (76-vjeç) dhe Prizreni (78 vjeç).

    Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 249 raste pozitive nga testimi i 2291 mostrave. Janë shëruar 274 persona.

    Numri total i të vdekurve ka arritur në 1523, i të infektuarve në 62.258, ndërsa i të shëruarve në 54.042. Janë 6693 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!