×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, bëhet thirrje për vendosje të maskave

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 14:16

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë sot të ditur se janë shënuar tri raste të vdekjes nga coronavirus, ndërsa sërish bëri thirrje që të barten maskat në ambientet e mbyllura.

    IKSHPK rikujton se pandemia nuk ka përfunduar.

    “MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në apel.

    Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:

    Të nderuar qytetarë!

    Gëzuar Festa e Kurban Bajramit!

    Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

    Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

    Fatkeqësisht sot janë raportuar tre raste të vdekjeve nga kjo sëmundje!

    Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

    IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

    Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

    me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

    MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!