×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Tre “thikat” e Albin Kurtit ndaj LDK-së

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 16:59

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk po arrin të formojë qeverinë, pasi nuk po ia del të lidhë koalicion me LDK-në e Isa Mustafës.


    Pa marrëveshje shkoj edhe sot te presidenti Thaçi, ndërsa ky i fundit i dha kohë 48 orë për caktimin e mandatarit.

    Kurti edhe pse po deklarohet vazhdimisht se është tejet i gatshëm për koalicion me LDK-në, ai në anën tjetër nuk po ndalet së bëri veprime të njëanshme, ku po i ngulë “thikën” pas shpine partisë së Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë saktësisht tre herë deri më tani, dhe kështu me vetëdije po rrezikon arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

    “Thika” e parë është videomeszh që publikoi Kurti në Facebook një natë para mbajtjes së seancës konstituive ku fajësoi LDK-në për dështimin e arritjes së marrëveshjes.

    Ai edhe pse tha se dëshiron që përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari, i vendosi kusht LDK-së për presidentin, duke thënë se “nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosjes”.

    “Thika” e dytë e Kurtit ndaj LDK-së, është kur e zgjodhi Glauk Konjufcën si kryekuvendar, edhe pse këtë pozitë ia kishte premtuar partisë së Isa Mustafës.

    LDK ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se VV do ta nominon Konjufcën për kryetar Kuvendi, çka e quajti vendim të njëanshëm dhe kthim në pikën zero të bisedave.

    Kurse “thika” e tretë e Kurtit është hiç më larg se sot kur sërish përmes një videomesazhi befasoi për të keq LDK-në, ku pa arritur marrëveshje me të, publikoi emrat e partisë së tij për ministra, ndërsa kërkoi nga LDK-ja t’i dërgoj edhe ajo.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!