Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ata kanë pësuar lëndime të lehta.
Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.
“Aksidenti ka ndodhur në Varagë, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Të premten e kaluar një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.