×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësitë

    Tregu i lirë energjetik, bizneset protestojnë sot në Prishtinë

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 7:48

    Sot bizneset do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.

    Bizneset kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik.

    Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, më 11 qershor 2025, nga ora 11:00 deri në 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.

    Muajin e kaluar përfaqësues të bizneseve bllokuan hyrjet e kryeqytetit, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për “daljen e detyrueshme” të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.

    Sot tentohet për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, s’ka sinjale për dalje nga ngërçi
    Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.

    Ata kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!