Tre vagonë s’u vunë në shërbim të qytetarëve, për 20 vite rresht. Por, dy dekada më parë, përmes tyre pothuajse gjysmë milioni shqiptarë u nisën për në Bllacë, të detyruar nga forcat serbe.
Sot infrastruktura e vagonëve është e vjetëruar, e këto ulëse s’i shfrytëzoi më askush.
Por vagonët të drejtuar nga kjo lokomotivë, këtë vit do të marrin edhe njëherë një rrugë.
Në këtë prill, destinacioni i tyre do të jetë i njëjtë, por jo edhe qëllimi.
Lokomotiva bashkë me tre vagonë do të niset për në Bllacë, e kësisoj do të vihet gurthemeli i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 99”, raporton T7.
Këtë radhë, do të jetë hera e fundit që ky tren merr këtë rrugë, pasi që nga 10 prilli e tutje, ai do të qëndrojë në muze.
E nga Qeveria e Kosovës, u kujdesën që imazhi i vagonëve, të kujtojë përgjithmonë atë që iu ndodhi mbi 400.000 shqiptarëve, dy dekada më parë.
Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit, tregon se cka vijon pas shënimit të gurthemelit.
Vec të tjerash, do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi të asaj periudhe, në bashkëpunim me Maqedoninë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.