×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri ditë pasi e shkarkuan nga pozitat në LDK, Arben Gashi thurë lavde për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:18

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka lavdëruar kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin duke thënë se është e përgjegjshme, kjo shkaktoi të qeshura të shumta në Kuvendin e Kosovës.


    Gjatë një diskutimi nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Memli Krasniqi, tha se subjekti tij politik nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare të iniçuara nga LDK pasi në të kaluarën Lidhja Demokratike e Kosovës kishte injoruar votimin e këtyre marrëveshjeve.

    Arben Gashi në replikën e tij, përmendi kohën kur kryetari i kaluar i Kuvendit bënte fotografi në Kuvend për ta provokuar opozitën, ndërsa sipas tij Vjosa Osmani nuk e bën këtë sepse është e përgjegjshme.

    “Kryetari i kaluar i Kuvendit bënte selfe, për ta provokuar opozitën – unë do ta kisha kritikaur edhe kolegen tonë, Vjosa Osmanin po ta bëntë këtë, por ajo nuk e bën sepse është e përgjegjshme”, tha Gashi.

    Por, kjo lavdatë tre ditë pasi LDK kishte shkarkuar Osmanin nga pozitat drejtuese në parti ngjalli të qeshura në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!