Një fshat me 120 shtëpi, i cili gjendet në hyrje të komunës së Dragashit, karakterizohet nga emri i veçantë që mban.
Ndonëse banorët nuk kanë lidhje me “rrenën”, ata posa takohen me dikë nga viset tjera prezantohen si banorë të Rrencit.
Shumë pak banorë të këtij fshati të Dragashit e dinë se pse fshati i tyre e ka këtë emër. Histori të ndryshme janë thënë përgjatë viteve për emrin e fshatit, teksa vetëm më të vjetrit i kanë kujtimet e freskëta për rrjedhën e këtij emri.
Të rinjtë historitë i kanë dëgjuar vetëm nga gjyshëritë e tyre teksa në fatin e jetës së tyre është shkruar që ata të jenë banorë të Rrencit./Zëri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.