×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri opsionet e rrezikshme për Kosovën

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 8:18

    Opsioni për ndërrim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur përfundimisht pavarësisht mesazheve të qarta që dolën në Samitin e Berlinit.


    Këtë ide vazhdon ta shtyjë përpara presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Analistët politikë vlerësojnë se përpos idesë për korrigjim të kufijve, opsion i rrezikshëm për vendin mbetet Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ose autonomia për veriun.

    Pavarësisht mesazheve të qarta që mori në Samitin e Berlinit për moslëvizje të kufirit Kosovë – Serbi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të mos heqë dorë nga ideja për korrigjim të kufirit mes dy vendeve.

    Një gjë të tillë kreu i shtetit nuk ka lënë pa e përmendur edhe në Tiranë, gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme , shkruan  Gazeta Zëri. Përmes deklarimit të tij Thaçi tha se në takim me Ramën është diskutuar për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!