×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri raste të dhunës në familje brenda një dite, tre persona dërgohen në mbajtje

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 10:18

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Një rast ka ndodhur në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, ndërsa tre persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    Prishtinë 10.02.2025, 22:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë 10.02.2025-08:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Malishevë 10.02.2025, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!