×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 9:21
    DCF 1.0

    Tri raste të dhunës janë shënuar në qytetin e Gjakovës. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Reporteri.net.

    Rreth orës 11:00, një burrë u arrestua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një burri dhe një gruaje.

    Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Një rast tjetër është raportuar më 11 prill në orën 21:00, por arrestimi i të dyshuarit ndodhi më 13 prill.

    I dyshuari akuzohet se ka sulmuar fizikisht një burrë dhe ka fyer një grua. Edhe në këtë rast, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë, më 13 prill rreth orës 12:00, një tjetër burrë u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

    Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!