Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, para tri vjetësh është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Zgjedhja e tij për kryetar të partisë është bërë më 7 maj 2016 në Konventën e 7- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.
Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, në atë kohë Veseli ka qenë kandidati i vetëm.
Edhe sivjet do të mbahen zgjedhjet në këtë parti e që deri më tani kandidaturën për kryetar të partisë e ka shpallur vetëm Veseli.
Veseli, si kryetar i PDK-së, ka pasuar kryetarin e mëparshëm të kësaj partie dhe themeluesin e saj, Hashim Thaçin, i cili kohë më parë ka hequr dorë nga funksionet partiake, pasi që nga Kuvendi i Kosovës u zgjedh president i vendit./kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.