×
  • Lajme
  • Botë

    Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj – zbulohen detaje shokuese

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 19:25

    Një vajzë 14-vjeçare është arrestuar nën dyshimin për vrasjen me thikë të shoqes së saj 15-vjeçare në një pyll në Berikon, kantoni Aargau, Zvicër, më 11 maj 2025. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, të dyja vajzat ishin shoqe të ngushta dhe ndanin të njëjtën shkollë, shkruan Reporteri.net.

    Incidenti ndodhi të dielën, në Ditën e Nënës, kur vajzat u përfshinë në një përplasje që përfundoi me plagosjen e rëndë të viktimës, e cila humbi jetën në vendngjarje. E dyshuara, e cila gjithashtu pësoi lëndime, arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe u ndihmua nga kalimtarë të rastit. Më pas, ajo u dërgua në spital dhe u arrestua nga policia.

    Sipas dëshmive të kalimtarëve, vajza kishte duart e plagosura dhe rrobat e përgjakura, duke thënë se kishte pasur një përplasje me një shoqe. Viktima u gjet më vonë nga kalimtarë të tjerë.

    E dyshuara është përshkruar si një vajzë e qetë dhe e tërhequr, e cila merrte pjesë në gara të atletikës. Familja e saj jeton në një zonë të qetë pranë natyrës.

    Policia kantonale e Aargaut po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë incident tragjik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!