×
  • Lajme
  • Lajme / SHBA

    Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mike Waltz

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 22:50

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të kompletojë kabinetin qeveritar para se të merr zyrtarisht postin e presidentit më 20 janar.

    Ai ka bërë të ditur se kongresmeni republikan i Floridës, Mike Ëaltz, do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.

    Pas kësaj ka ardhur edhe vet reagimi i Ëaltz. Ai ka thënë se nuk ka thirrje më të lartë se mbrojtja e “vlerave, lirive dhe sigurisë së çdo amerikani të kombit tonë”.

    “Jam thellësisht i nderuar që Presidenti Trump më dha besimin për të shërbyer në kabinetin e tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Nuk ka thirrje më të lartë se mbrojtja e vlerave, lirive dhe sigurisë së çdo amerikani të kombit tonë. Së bashku me Presidentin Trump dhe ekipin e tij, ne do të përballemi me sfidat. Kombi ynë nuk meriton asgjë më pak se një udhëheqje e guximshme dhe e palëkundur, dhe kjo është ajo që ai do të japë.”, ka shkruar Ëaltz në rrjetin “X”.

    Ai tha se Amerika do të mbajë afër aleatët e saj, ne nuk do të ketë frikë të përballet me kundërshtarët.

    “Do të investojmë në teknologjitë që e mbajnë vendin tonë të fortë. Fuqia më e madhe e Amerikës është ekonomia e saj në lulëzim dhe mbizotërimi ynë energjetik, dhe ato mjete do të na mbajnë jashtë luftërave dhe do të na lejojnë të udhëheqim edhe një herë nga një pozicion fuqie.”, u shpreh ai.

     

    Veterani i luftës pritet të emërohet Këshilltar i Trump për Sigurinë Kombëtare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!