×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump në drekë me shqiptaro-amerikanët: Gazetari shqiptar në New York i publikon emrat

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 22:00

    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të kauzës kombëtare.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës ‘’Illyria’‘, cili në postimin e tij të bërë në Facebook, ka treguar edhe emrat e atyre që kanë qenë të pranishëm.

    Sipas Avxhiut, se kush janë shqiptarët në fotografinë me Trump ka treguar Martin Vulaj një shqiptaro-amerikan tjetër dhe aktivist i njohur i kauzës kombëtarë.

    Postimi i plotë:

    Trump, drekë, i rrethuar nga shqiptaro-amerikanë

    Fotografi e postuar nga Zef M Gjelaj me shënimin “Lunch with the big boss!!!!!” (Drekë me bosin e madh), në West Palm, Florida.

    Sipas identifikimit të bërë nga Martin Vulaj: Anton Dedvukaj (ne skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) Paul Martini (me kurriz nga kamera)

    Donald Trump do të ribëjë betimin si President i Shteteve të Bashkuara, pas tre ditësh, në 20 janar 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!