×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenti amerikan

    Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 19:40

    Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

    Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump.

    Trump, tashmë përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në secilën konferencë për media, sa herë që flet për vendimet e tij që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe konfliktet nëpër botë.


    Presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh kishte përmendur Serbinë dhe rrezikun që shtetit serb të niste një përplasje, dhe kishte potencuar se e kishte parandaluar një gjë të tillë.

    “Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, kishte thënë Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!