×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupa të KFOR-it do të lëvizin në pjesë të ndryshme të Kosovës

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 21:44

    KFOR’i ka njoftuar se po vazhdon stërvitjet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.


    Lëvizjet e fundit të trupave të KFOR’it në vend kanë nxitur reagime e shpesh janë parë edhe si paralajmërim i ndonjë tensionit.

    E, ushtrimet e radhës, KFOR ka vendosur që paraprakisht t’i lajmërojë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke treguar se gjendja në vend është krejt normale.

    ‘Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në shkrimin e postuar në “Facebook”, të KFORI-it.

    Para një muaji, në veri të Mitrovicës ka pasur reagime për shkak se në kuadër të një lëvizjeje të KFOR’it në këtë zonë ishin pjesëmarrës edhe ushtarët e Shqipërisë. Emblemat në uniformat e tyre janë përshkruar si provokim nga mediat serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!