×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupat e viktimave që u dogjën në Spitalin e Tetovës u dorëzohen familjeve

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 13:22

    Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sot do t’u dorëzohen vetëm disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu do të varrosen gjatë ditës.


    Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në Tetovë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Munir Bilalli, prindërit e të cilit kanë qenë në qendrën covid në Tetovë rrëfen ankthin që janë duke përjetuar. Muniri shpreson që prindërit t’i gjejë, të gjallë apo të vdekur.

    “Shpresojmë t’i gjejmë të gjallë a të vdekur, por vetëm ta dimë se janë familjarët tonë”, thotë Munir Bilalli.

    Kujtojmë se nga tragjedia që tronditi shqiptarët, 14 pacientë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan rëndë.

    Ndryshe, ende nuk dihen shkaqet e saktë që sollën zjarrin, mirëpo një ditë pas incidentit u raportua se para rreth dy javësh një person kishte provuar të prente tubat e oksigjenit në këtë spital./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!