Ka nisur në Hagë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka konstatuar se ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura, me publikimin e dokumenteve të Speciales.
Sipas trupit gjykues, vepra u krye duke ua ofruar gazetarëve dokumentet e duke inkurajuar dorëzimin e dokumenteve të ngjashme edhe më tej.
Duke lexuar konstatimet e trupit gjykues, kryetari tha se të akuzuarit lejuan dhe shpërndanë dokumente konfidenciale të gjykatës, duke kryer vepër penale.
“Trupi gjykues është bindur se të akuzuarit vepruan me synim të drejtpërdrejt me synim të zbulimit të informacionit të mbrojtur”, tha ndër tjerash kryetari i këtij trupi.