Trupi gjykues konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë kryerjen e krimeve të luftës të trajtimit mizor dhe torturës ndaj 303 personave në Kosovë dhe në dy qarqe të Shqipërisë.

Gjykata Speciale ka konstatuar se ka pasur krim të luftës, në pikën e akuzës së arrestimit dhe të ndalimit të paligjshëm ndaj 385 personave.

“sa i përket pikës “Arrestim ose ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trupi gjykues ka konstatuar se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, së paku 385 personave iu hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Reklamë

“Ato u arrestuan nga anëtarë të UÇK-së dhe policia ushtarake. Ata u ndaluan me akuzat që ishin kolaboracionist, spiunë, tradhtarë”, ka thënë Smithi. “Nuk ka prova të besueshme se personat që ishin të ndaluar ishin kolaboracionist, tradhëtar ose spiunë ashtu sic kishin pretenduar UÇK-ja”.

“Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt”, ka thënë Smithi.

Trupi gjykues: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Po ashtu është konstatuar se 348 persona u trajtuan mizorisht dhe nga ta 303 u torturuan.

Reklamë

Gjykata Speciale ka konstatuar se katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin strategji për eliminimin e njerëzve që i shihnin si pengesë, përfshirë këtu anëtarë të forcave të tjera politike dhe ushtarake.

Edhe pse u tha se përgjegjësia është individuale, Gjykata ka konstatuar se ata kanë pasur marrëveshje “për qëllim të përbashkët kriminal”.

Aty është përmendur edhe shënjestrimi i anëtarëve të LDK-së dhe të FARK-ut.

“Trupi gjykues konstatoi se katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së së kishin dy objektiva: Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë për një Kosovë të pavarur. Këto pretendime synoheshin që të realizoheshin me anë të mjeteve ushtarake, politike e të tjera. Trupi gjykues nuk e gjykoi të nevojshme nëse se këto dy objektiva ishin në vetëvete kriminale apo të paligjshme. Katër të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të LPK-së kishin të njëjtin qëndrim se elementet kyçe dhe mjete të strategjisë për realizimin e qëllimeve të udhëheqjes së UÇK-së ishte shenjëstrimi, eliminimi dhe neutralizimi i disa personave të cilët konsideroheshin si pengesë për qëllimet e tyre”, ka thënë Smith.

Reklamë