Pas katër ditë kërkimesh, të enjten është gjetur tërhequr trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i rajonit të Hasit në Shqipëri, i cili ishte shpallur i zhdukur për disa ditë në malin e Pashtrikut.
Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, deklaroi se si ekip kanë marrë pjesë dy ditë ne kërkimin e Lleshit.
“Për shkak të kushteve atmosferike ai kishte lëvizur në një drejtim ku pretendohet se ka dalë për gjueti dhe ka humbur drejtimin në mjegull të dendur, si dhe dyshohet se ka humbur jetën si shkak i hipotermisë”, deklaroi Hameli për Klan Kosova.
Ai tutje shtoi se trupi i pajetë i të riut ishte hasur nga një bari lokal dhe se banorët e zonës ishin shumë të organizuar dhe së bashku me policinë kishin filluar tërheqjen e trupit, i cili i është dorëzuar familjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.