×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi i Besnik Osmanit i zhdukur disa javë më parë, është gjetur në afërsi të veturës së tij

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 8:05

    Një person që ishte lajmëruar si i humbur para më shumë se një muaji, kur mori rrugë për Preshevë u gjet sot i vdekur.


    Besnik Osmani kontaktet me familjen i kishte humbur që nga 24 marsi dhe rezultonte si i zhdukur. Pas një muaji e gjysmë ai u gjet i vdekur. Kufoma e tij u gjet në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë në afërsi të lumit Llapushnicë.

    Trupi i Osmanit u gjet thellë në mal dhe u dërgua për autopsi ndërsa Prokuroria e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

    Viktima më 24 mars ishte nisur për në Preshevë për të paguar punëtorët e tij atje pasi punonte si kontabilist.

    Ai nuk u lejua ta kalojë kufirin për shkak të pandemisë covid-19 derisa ia mësyu rrugës ilegale e të del në Preshevë.

    Të njëjtën ditë në fshatin Muqibabë u gjet vetura e tij.

    Familjarët e kanë konfirmuar se kanë identifikuar kufomën.

    Ngushëllime familjes i ka shprehur kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi nëpërmjet Facebookut, ku ka njoftuar për gjetjen e trupit të të ndjerit.

    “Sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e një trupit të pajetë dhe menjëherë iu dorëzua mjekësisë ligjore, ku këta të fundit konfirmuan se trupi i pajetë ishte bashkëvendasi ynë Besnik Osmani i humbur që nga data 24 Mars 2020. Ngushllimet më të sinqerta familjes Osmani, Zoti e shpërbleftë me parajsë Besnikun. Besnikun do ta kujtojmë me mall të gjithë!”, shkroi ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!