×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Ibër

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 14:54

    Një grua e moshuar është gjetur sot rreth orës 10:30 në lumin Ibër pa shenja jete, ka konfirmuar policia.

    Një trup i pajetë është gjetur në lumë afër stadiumit në Zubin Potok.

    Bëhet fjalë për një 86-vjeçare, zhdukja e së cilës u raportua mbrëmë rreth orës 19:00 nga familjarët e saj.

    Që atëherë, policia dhe zjarrfikësit ishin në kërkim të saj përgjatë lumit Ibër.

    Ata u drejtuan për  kërkim në lum për faktin se gjetën shkopin e përdorur nga e moshuara pranë lumi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!