×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi i pajetë i shoferit të vdekur, ende nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 22:08

    Trupi i pajetë i shoferit i cili ka vdekur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë, pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Gllogjan të Komunës së Deçanit.

    Në vendin e ngjarjes pritet të mbërri edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore i cili më pas do ta bëj edhe tërheqjen e trupit të pajetë, raporton Kallxo.com nga vendi i ngjarjes.

    Përveç shoferit në këtë atentat kanë mbetur të vdekur edhe dy nxënës ndërsa një person është lënduar dhe sipas të dhënave zyrtare i njëjti është jashtë rrezikut përjetë.

    Njësi të shumta policore, ekipet e forenzikës, prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të filluar menjëherë me marrjen e provave të para nga ngjarja tragjike që ka ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!