Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur para disa ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion dhe ka mbetur aty, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, dërgimi dhe mbajtja në këtë vend, nuk lidhet me ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Reporteri.net merr vesh se nuk është lajmëruar askush për ta marrë, dhe ky trup është i një serbi.
Policia e Kosovës e ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital, mirëpo nuk ka dhënë detaje për identitetin.
Lidhur me rastin Reporteri ka biseduar edhe me shefin e IML, Arsim Gërxhaliu, i cili ka konfirmuar se trupi i pajetë që ndodhet në QKUK i përket një serbi. Gërxhaliu ka thënë se ai ka qenë duke qëndruar në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shtime dhe se rasti nuk është duke u cilësuar si i dyshimtë.
Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka në menaxhim edhe morgun, ku mbahen trupat e të vdekurve në raste të tilla. Në raste të tilla, nëse askush nga familjarët apo të afërmit nuk lajmërohet, trupi i pajetë i këtij personi do të qëndrojnë në morg për 30 ditë, për t’u varrosur më pas në varrezat e Dragodanit në Prishtinë./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.