×
  • Lajme
  • Lajme

    Trusti thotë se qytetarët nuk mund t’i tërheqin 10%

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 16:00

    Ministria e Financave ka njoftuar sot se qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% të kursimeve nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr.


    Pas këtij njoftimi të MF’së, ka reaguar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST-i ua ka bërë me dije sërish qytetarëve se nuk mund t’i tërheqin mjetet, meqenëse ende nuk ka ndryshuar ligji.

    “Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!