Fondi i Kursimeve Pensionale ka dalë me datë të saktë se kur do të mund t’i tërheqin paratë kontributdhënësit që kanë aplikuar për tërheqje të kursimeve
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, pagesat do të ekzekutohen më 23 dhjetor.
“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.