
Sot u përurua tuneli në hyrje të Mitrovicës me gjatësi prej 250 metra dhe gjerësi prej 6.5 metra.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre për vonesat e shkaktuara për ta përuruar këtë projekt, ndërsa thotë se investimi i bërë i hoqi pamjen frikësuese tunelit të Mitrovicës.
“Një investim me vlerë rreth 380 mijë euro, tunelit në hyrje të Mitrovicës i hoqi pamjen frikësuese. Tashmë është i lirë për qarkullim me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin karshi vonesave që erdhën si pasojë e këmbëngulësisë sonë që projekti të përfundojë me të gjitha detajet e planifikuara”, ka shkruar Lekaj, ndërsa ka publikuar dhe një video se si është dukur tuneli para dhe tani pas renovimit, shkruan Reporteri.net.
Një investim me vlerë rreth 380 mijë euro, tunelit në hyrje të Mitrovicës i hoqi pamjen frikësuese. Tashmë është i lirë për qarkullim me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Falemnderit qytetarëve për mirëkuptimin karshi vonesave që erdhën si pasojë e këmbngulësisë sonë që projekti të përfundojë me të gjitha detajet e planifikuara.
Gepostet von Pal Lekaj am Donnerstag, 2. Mai 2019