Gjatë fjalimit të deputetes, Saranda Bogujevci, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje për nder të 15 vjetorit të themelimit të saj, u dëgjuan brohoritma “UÇK, UÇK”.
Bogujevci tha se ndihet e nderuar që është pjesë e kësaj partie dhe theksoi se nuk guxon askush të shkelë mbi sovranin, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera ajo tha se shumë shpejt do shihemi në zgjedhje të reja.
Deputetja Bogujevci, para turmës tregoi që sot në Ditën e Çlirimit dhe 15 vjetorit të VV-së, ajo feston ditëlindjen e saj.
Ky tubim filloi në orën 17:00.
Vetëvendosje këtë ngjarje e ka klasifikuar si tubim, e jo protestë, ndonëse kishin paralajmëruar organizimin e tyre për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.