×
  • Lajme
  • Lajme / Nga tetori

    Turqia do ta marrë përsëri drejtimin e KFOR-it në Kosovë

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 15:08

    Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se do ta marrë sërish drejtimin e KFOR’it për një periudhë njëvjeçare.

    Në njoftim thuhet se ky shtet do ta ketë komandën nga muaji tetor, shkruan Reporteri.net.

    “Vendi ynë, i cili e ka kryer me sukses detyrën e Komandës së Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) gjatë periudhës tetor 2023–2024, do ta marrë përsëri këtë detyrë për një vit duke filluar nga tetori i vitit 2025”, thuhet në njoftim.

    Turqia ka pasur Komandën e KFOR-it edhe gjatë periudhës tetor 2023–2024./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!