Shteti turk ka nisur një paketë ndihma mjekësore për Kosovën, për të luftuar coronavirusin.
Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti Hashim Thaci, i cili tha se ka biseduar në telefon me presidentin turk, Erdogan, shkruan Reporteri.net.
Thaci ka shprehur mirënjohje për presidentin Erdogan dhe Turqinë për këtë ndihmë në një kohë që Thaci e quan “të paparë”.
“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Thaci./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.