Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë paradites së sotme në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.
Një kamion që bartte beton u godit me një veturë, derisa ra në humnerën e lumit Nerodime për rreth 3 metra thellësi.
Pas më shumë se pesë orë përpjekje, kamioni u arrit të nxirrej nga aty ku kishte rënë, derisa vozitësi nuk mori lëndime, njofton Klankosova.
Banorët e atjeshëm kanë thënë se aksidente të tilla janë të shpeshta tek ajo pjesë e rrugës dhe se shkaktari i tyre mund të jetë ura e ngushtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.